Takimi i radhës i kryetarit të PS Edi Rama me vullnetarët e bashkimit të ri u zhvillua në Gramsh. Në takim Rama theksoi nevojën për trajtim të barabartë të shtetasve përpara ligjit, ofrimin e mundësive të barabarta për punësim dhe mirëqenie nga veri në jug.

Edi Rama: “Qeveria e fitores së 28 qershorit, do të bëjë më shumë se të gjitha qeveritë e këtyre 18 vjetëve të marra së bashku, për të garantuar ushqimin normal familjeve shqiptare, duke luftuar me ide të reja, por në radhë të parë me një vullnet të ri, në radhë të parë bujqit e për fermerët shqiptarë. Ne nuk do ta lejmë më fshatin shqiptar jashtë horizontit të vëmendjes së parlamentit dhe jashtë listës së punëve të qeverisë, por do ta bëjmë kryefjalë të punës sonë.”

Rama tha në takim se socialistët në pushtet do të dyfishojnë buxhetin për zonat rurale, për të mundësuar një jetesë më të mirë për banorët e tyre.

Edi Rama: “Në 4 vitet e ardhshme ne do ta dyfishojmë buxhetin dhe do shumëfishojmë forcat për zhvillimin e fshatit, për rimëkëmbjen e bujqësisë dhe të blegtorisë, për rindërtimin e rrugëve që zhvillojnë ekonominë rurale, për përmisimin rrënjësor të shërbimit arsimor dhe shëndetësor në zonat rurale.”

Kryesocialisti akuzoi të djathtët për keqqeverisje dhe garantoi se pas 28 qershorit shqiptarët mund të mbështeten tek partia socialiste për më shumë punë, para dhe shpresë./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi