Drejtoria e Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, ka zbuluar sot në hollin e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit rreth 14 projekte për ndërtimin e urës së Lanës. Një pjesë e mirë e këtyre skicë-ideve janë punuar nga studentë të Fakultetit të Arkitekturës, por dhe nga disa arkitektë të njohur, projektues privat.

Në skicat e paraqitura janë dhënë dhe disa studime për përmirësimin e trafikut në kryeqytet. Nga 14 projektet, Bashkia e Tiranës vlerësoi me çmim 3 punime, 2 prej të cilave vizatuar nga studentë të Arkitekturës. Ndërkohë që projekti që do të zbatohet mbi urën më të re të Lanës, do të përzgjidhet sipas fondit të caktuar nga Komisioni i Urbanistëve pranë bashkisë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti