Elseid Hysaj ka luajtur në dy Kampionate Europiane ku mori pjesë Shqipëria, atë të vitit 2016 dhe 2024.

Të dy Europianet kanë një domethënie të veçantë për Hysajn. Kampionati i vitit 2016 ishte i veçantë sepse Shqipëria merrte pjesë për herë të parë në një Kampionat Europian.

Ndërsa në kompeticionin Euro 2024 Hysaj u përball me një lum kritikash për golin në ndeshjen me Italinë.

I ftuar në emisionin “Kampionët” nga Marina Vjollca në Tv Klan, Hysaj u pyet se cilin prej dy Europianëve preferon më shumë.

Përgjigjia e tij ishte surprizë dhe ambicioze.

“Të dy janë të preferuar. Në 2016 nuk kanë ndodhur këto gjëra, në 2024 ndodhën. Zgjedh Botërorin e ardhshëm”, u shpreh Hysaj.

Mbrojtësi i Kombëtares mesa duket e ka synimin për Kampionatin Botëror 2026. Eliminatoret për Botërorin nisin në muajin Shtator.

/tvklan.al