Mbrëmjen e sotme në “Piter Pan” e ftuar ishte këngëtarja e njohur Ronela Hajati. E vënë përballë pyetjeve të fëmijëve, Ronela nuk ka nguruar që të kthejë përgjigje, gjithnjë me doza humori siç karakterizohet në intervistat  saj për mediat.

Por një pyetje e ardhur nga bukuroshja Emel, e ka vënë në siklet këngëtaren, pasi e ka pyetur për lëvizjet e saj provokuese në videoklipet.

“Unë kam parë që gjatë gjithë kohës që kërcen, e tund byçën gjithë kohës dhe unë të kopjoj ty por mami bërtet. Pse më bërtet ajo mami mu?!”

“Dëgjo, edhe unë tundjen të mësuar e kam, e kam parë pa e kam bërë…”, u shpreh ajo duke qeshur.

“Me rëndësi është mos merrni shembull nga unë, edhe nja 10 vjet. Pastaj e e dini vetë çfarë bëni. Unë kur dal në klip transformohem, edhe janë ca këngë që e meritojnë atë tundjen, ka ca të tjera që e meritojnë të rrish si zonjë, kështu që i përshtetmi… nuk e di pse shikoni atë që nuk duht të shikoni ju”.  tvklan.al