Audicionet e mbrëmjes do t’ju njohin me politikanë të rinj të angazhuar tashmë, të rinj të kthyer nga Italia me shpresën për të përfaqësuar kauzën e emigrantëve shqiptar e deri tek gazetarë që duan të promovojnë eksperiencën e një lideri.

Darina Zeqiri, është 27 vjeçe dhe punon si koordinatore në një kompani private në Itali. Ajo është e martuar me një shtetas italian dhe pret një fëmijë. Darina është kthyer në Shqipëri për të marrë pjesë në emisionin “Lider” dhe kauza e saj është e drejta e votës së emigrantëve.

Sonte në orën 20:05 do të mund të ndiqni performancën e plotë të kandidatëve që duan të jenë pjesë e qytetit politik që po formon realit show “Lider”.

Kjo është java e parafundit e audicioneve dhe deri tani juria e specializuar ka dëgjuar qindra konkurrentë, shumë prej të cilëve nuk do të kenë fatin për të qenë pjesë e këtij emisioni që ka ngjallur interesin e gjithë shoqërisë shqiptare./tvklan.al