E ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, gazetarja Sonila Meço, foli për Kombëtaren shqiptare dhe përfaqësimin e saj në Europian.

Meço deklaroi se futbolli, është si një shtëpizë, që i mbledh të gjitha shqiptarët nëpër botë.

Sipas saj, ka keqardhje që lojtarët e Kombëtares kuqezi, nuk luajnë në kampionatin shqiptar, por shtoi se është diçka e mirë, që ata gjithsesi e gjejnë rrugën për të përfaqësuar Shqipërinë.

Unë po dëgjoja konferencën e Silvinjos, që tha se janë 3 milionë në Shqipëri dhe 10 milionë shqiptarë në të gjithë botën. Në një mënyrë apo në një tjetër, duhet të pranojmë, që futbolli është një shtëpizë që i mbledh të gjithë. Më pyeste vajza, nëse luan ndonjëri nga lojtarët në kampionati shqiptar që t’i shkojmë t’i shikojmë. Nuk luan asnjëri. Për këtë të vjen keq. E kupton që kjo nuk furnizohet kjo, nga ajo që prodhohet brenda. Kur jemi gati trefishi në botë, jemi të lumtur që e gjejnë rrugën për të përfaqësuar Shqipërinë.”, deklaroi Sonila Meço./ tvklan.al