Ish-sulmuesi i Kombëtares, Edmond Kapllani, foli me superlativa për Arbër Hoxhën.

Në emision “Kampionët” në Tv Klan, Kapllani, deklaroi se nuk e njihte sulmuesin më parë, por e zbuloi nga ndeshjet miqësore.

Sipas tij, Kombëtarja shqiptare, ka nevojë për lojtarë të këtij niveli, ndërsa shtoi se shpreson që të ketë më shumë minuta ndaj Spanjës.

“Arbër Hoxha, zbulimi i këtij Europiani është edhe nga ana ime. Unë nuk e njihja. E pashë në miqësore dhe më ka pëlqyer në dy ndeshjet e Euro 2024. Kemi nevojë për lojtarë të këtij niveli. Është një fitim për ekipin kombëtar, ndërsa shpresoj që nesër ndaj Spanjës të ketë më shumë minuta.”, deklaroi Kapllani./ tvklan.al