Erla Mëhilli: “Edi Rama dje ishte në Kukës, por i tmerruar dhe i trembur nga përfundimi i rrugës nuk guxoi të kthente as kokën. Atëherë të gjithë shqiptarët i drejtojnë një pyetje zotit Rama. Përse në tetë vjet me radhë partia jote jo vetëm që nuk e ndërtoi rrugën, por nuk bëri qoftë dhe një kilometër të vetëm të saj? Ku shkuan zoti Rama 200 milion dollarë taksë në vit të mbledhur nga qeveria jote në kohën kur ti ishe ministër dhe asnjë qindarkë e këtyre nuk u përdorën për këtë qëllim? Përse ke frikë ta vizitosh rrugën që së shpejti përfundon? Përse trembesh nga korridori i shqiptarëve? Së fundmi zoti Rama i deklaroi qytetarëve të Kukësit se rrugën do ta përfundonte me Koçot e tij. U zotua se do të zëvendësonte Bechtelin me Koço Kokëdhimën në mënyrë që rruga të përfundonte sipas standardeve të Ramës. Armik i rrugës, nuk mund të flasësh për flamurin kombëtar, maksimumi për çelësat që i dhuron Bregoviçëve të tu, por jo për flamuj kombëtar.”/tvklan.al