Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë EULEX ka marrë nën kontroll pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë përkatësisht ato të Jarinjës dhe Bërnjakut, duke zemëruar komunitetin serb, të cilët e shohin këtë si një tjetër shenjë të humbjes së mëtejshme të Kosovës.

Lëvizja vjen një vit pasi disa serb të zemëruar i vunë zjarrin dy doganave në shenjë hakmarrje ndaj shpalljes së pavarësisë. Zëdhënësja e misionit EULEX, Carini Ndalk tha se që nga e diela ky mision ka nisur regjistrimin e mallrave tregtare që vijnë në pikat 1 dhe 31 tashmë të rregulluara. Sipas saj njerëzit që kalojnë në këto pika nuk do të paguajnë taksa doganore, por serbët e Kosovës janë të frikësuar së që sot e tutje ata do të paguajnë dyfish detyrimet ligjore kur futen në Kosovë dhe Serbi.

Komuniteti serb e konsideron këtë lëvizje të EULEX-it të papranueshme dhe provokuese, por kryetari i komunës së Mitrovicës Bajram Rexhepi përshëndeti fillimin e regjistrimit të mallrave në këto pika dhe shfaqi shpresën se së shpejti atje do të fillojë puna normale e doganierëve të Kosovës./tvklan.alGazetare: Urita Dokle