Gjermani-Poloni do të jetë ndeshja më interesante e ditës së dytë të europianit. Gjermania që bën pjesë në grupin B është skuadra më e kuotuar ndër ekipet e mëdha të kampionatit dhe pritet të jetë një ndër më të fortat, por portieri i këtij ekipi Jens Lehmann ka shprehur pa kënaqësinë e tij për topin që do të përdoret.

Modeli Adiddas i quajtur Europass nuk i ka pëlqyer në pritjet e para portierit gjerman. Topi sipas tij, por edhe disa portierëve të tjera mund të rrëshkasë lehtësisht nga duart Por gjermanëve iu duhet fitorja për ta nisur mbarë këtë kampionat dhe për të arritur këtë Lukas Podolski me origjinë polake thotë se duhet të japin maksimumin. Kjo ndeshje luhet në stadiumin e Klagenfurdit.

Takimi tjetër i ditës për grupin B është ai mes Austrisë pritëse dhe Kroacisë dhe që do të luhet në kryeqytetin austriak Vjenë, jo pak i rëndësishëm edhe ky. Për ekipin vendas Austrinë do të jetë hera e parë që kualifikohet për të marrë pjesë në këtë fazë finale të Evropianit.

Do të mundohen të bëjnë më të mirën austriakët, por do të kenë përballë ekipin që skualfikoi Anglinë. Austria është një ndër ekipet që mendohet se nuk do të arrijë të dalë nga grupi, ndërsa Kroacia pritet që të bëjë edhe ndonjë surprizë./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe