Ndeshja e çerekfinales Spanjë-Itali është kthyer në një betejë brenda dhe jashtë fushës. Sfida e sotme në Vjenë, ka një rëndësi të veçantë për të 2 skuadrat, jo vetëm se në lojë është vendi në gjysmëfinale ku e pret Rusia, por edhe një revansh për takimet e mëparshme. Si Aragones dhe Donadoni nuk bëjnë të ditur emrat që do të zbresin në fushë.

Italisë dihet që do t’i mungojnë 2 mesfushorët Genora Katuzo dhe Andra Pirlo, të cilët janë të pezulluar, por trajneri Roberto Donadoni ka përdorur humorin për të sqaruar këtë situatë.

Roberto Donadoni: “Në fakt unë kisha menduar t’i lija jashtë Pirlon dhe Gatuzon për këtë ndeshje dhe kualifikimet erdhën pikërisht atëherë kur duhet”.

Në 27 ndeshjet e zhvilluara më parë 9 janë fituar nga italianët dhe 8 nga spanjollët. Ndërsa 10 të tjera kanë përfunduar në barazim. Ndryshimi qëndron se iberikët përveç suksesit së 88 viteve më parë në një ndeshje zyrtare numërojnë vetëm triumfe në takime miqësore.

Shoqëritë e basteve i japin si triumfator spanjollët por ka edhe raste të rralla që shohin italianët si më favorit. Diçka është e sigurt i pari që do të fitojë është qyteti i Vjenës ku janë vendosur rreth 150 mijë përkrahës të të dy ekipeve./tvklan.al

Gazetari: Endrit Sauku