Komentatori, Alban Xhihani, u gjend në një situatë të pazakontë, gjatë transmetimit në emisionin “Kampionët” në Tv Klan.

Xhihani ndodhej në një nga lokalet e Dortmundit dhe në një moment iu afrua kamarieri, i cili i ofroi një gotë birrë live.

Sipas tij, ajo ishte porositur nga pronari i lokalit, që ishte shqiptar.

Pjesë nga biseda në transmetim:

Kamarieri: Këtë birrën e ke nga pronari. Porositë nga ana jonë nuk i kthejmë kurrë.

Xhihani: Thuaji pronarit që jam në punë. Një përshëndetje për Marina Vjollcën…

Kamarieri: Është bukuroshja më e mirë në Shqipëri. I uroj fitoren të hënën Shqipërisë. Do shkoj të hënën në stadium. Do marr çunat dhe do shkojmë të mbështesim. Të fala Serbisë, e dinë vetë ata. /tvklan.al