Angli-Zvicër do të jetë çerekfinalja e 6 korrikut në stadiumin e Dusseldorf. “Tre luanët” vuajtën jo pak për të thyer 2-1 Sllovakinë, duke e garantuar biletën për në këtë raund vetëm pas kohës shtesë. Përballja e “Gelsenkirchen” kishte ritëm të lartë dhe këtë fakt e tregojnë edhe loja e ashpër.

Në 17 minutat e para u akorduan 3 kartonë të verdhë, diçka që ndodh për herë të parë në historinë e Kampionatit Europian. Sllovakia kishte iniciativën për të tentuar portën angleze dhe në minutën e 25, Shranz i shpëtoi mbrojtjes dhe i vetëm përballë Pickford e kishte të lehtë për të shënuar.

Sulmuesi u bë lojtari i dytë që shënon tre gola në një turne të madh, pas Robert Vittek në Kupën e Botës 2010. Disavantazh që ndezi sulmet angleze, por vetëm në limitet e shtesës arriti të shmang eliminimin. Goditja e parë në portë mbërriti në këtë mënyrë, me Jude Bellingham që realizoi me një kthesë spektakolare.

Kjo bëri që sfida të shkonte në shtesa, aty ku Anglia gjeti sërish golin, këtë herë me yllin e saj, Harry Kane. 30-vjeçari shënon të dytin në Europianin gjerman dhe të 48-tin në këtë sezon. Gol që vlen jo pak, me “Tre luanët” që tashmë gjenden në mesin e 8 skuadrave më të mira të kontinentit.

Klan News