Mesfushori i Kombëtares Shqiptare Kristjan Asllani thotë se Italia sulmonte me shumë lojtarë gjatë aksioneve dhe kjo i vështirësonte kuqezinjtë.

Duke folur për emisionin “Kampionët” në Tv Klan pas ndeshjes Itali-Shqipëri, Asllani tha se Shqipëria e pati në fund mundësinë për barazim, por fatkeqësisht goli nuk erdhi.

“Kemi patur rasti e fundit dhe nuk barazuam dot, por e gjetëm golin shumë shpejt me një dalje të bukur. Pastaj u ulëm shumë mbrapa dhe Italia ka një mbajtje topi shumë të mirë, ne kemi vrapuar shumë.

E kemi mbajtur 2-1. Të shohim ndeshjen para, me vjën keq vetëm për tifozët dhe i falenderojmë.

Ata sulmonin me shumë veta, rrinin mbrapa 2 mbrojtës dhe ishte shumë e ëvshtirë për mua dhe Ramadanin aty në mes. Kemi qenë grup, do vazhdojmë kështu.

Më vjen shumë keq për tifozët që nuk i dhamë rezultat pozitiv”, tha Asllani.

/tvklan.al