Me mijëra tifozë kanë shkuar në Gjermani për të ndjekur kombëtaren shqiptare. Mes tyre edhe politikanë. Gazetarja e Tv Klan, Viola Lito, mundi që t’i marrë një prononcim të shkurtër Belind Këlliçit i cili këtë të mërkurë ishte në Hamburg për të ndjekur kuqezinjtë.

“Ndeshja ishte shumë emocionuese, por padiskutim Shqipëria sot duhet të fitonte”, tha ai.

Mendimin se Shqipëria meritonte më shumë nga kjo ndeshje e ndajnë edhe shumë tifozë të tjerë.

“U desh fitore, gabimet e njëjta i bëri trajneri përsëri”

“Respekte të dyja ekipeve, por ne ishim më mirë”.

“Me thënë të drejtën jam pak i zhgënjyer sepse kemi pasur shanse me shënuar golin e dytë dhe të kishim shënuar besoj kishim dalë fitimtarë”.

Kujtojmë se Shqipëria barazoi me Kroacinë me rezultatin 2-2. Për Shqipërinë shënuan Qazim Laçi dhe Klaus Gjasula./tvklan.al