Dani Carvajal dhe Nacho janë vetëm lojtarët e 11-të dhe të 12-të që arrijnë të fitojnë Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kampionëve në të njëjtin sezon.

Ata i janë bashkuar një grupi të vogël lojtarësh që kanë fituar dy trofe të mëdhenj në një sezon.

Carvajal dhe Nacho fituan Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe dje u shpallësërish Kampion të Europës, por këtë herë me Spanjën.

Jorginho e kishte arritur me Chelsean dhe Italinë në vitin 2021.

Si bazë merren vetëm lojtarët që kanë qenë aktivë në të dyja finalet. Joselu, i cili ishte pjesë e finales së Madridit në Champions League kundër Borussia Dortmund muajin e kaluar, nuk luajti në finalen ndaj Anglisë.

I pari që fitoi trofeun evropian për klube dhe përfaqësuese në të njëjtën verë ishte një spanjoll, Luis Suarez. Në vitin 1964, ai fitoi trofetë më të rëndësishëm me Interin dhe Spanjën. Në 1988, Hans van Breukelen, Ronald Koeman, Berry van Aerle dhe Gerald Vanenburg e arritën këtë me PSV Eindhoven dhe Holandën.

Fernando Torres dhe Juan Mata festuan Ligën e Kampionëve me Chelsean dhe Spanjën në vitin 2012.

Cristiano Ronaldo dhe Pepe ishin pjesë e Real Madridit që fituan Ligën e Kampionëve në 2016 dhe Portugalinë që fitoi Euro 2016 disa javë më vonë.

Ashtu si Joselu këtë verë dhe Wim Kieft nuk është në listë. Ai kishte fituar Kupën Evropiane me PSV-në në vitin 1988, por ishte në stol në finalen e Holandës në Evropianin 1988. Për të njëjtën arsye, Nicolas Anelka, ish-sulmuesi i Real Madridit, nuk është në listë, sipas UEFA-s. Ai nuk u aktivizua me Francën në finalen e Euro 2000.

Shoku i skuadrës së Anelkës, Christian Karembeu, ishte pjesë e skaudrave pornuk luajti në finalet e Ligës së Kampionëve, ashtu edhe në Kampionatin Evropian të vitit 2000. Karembeu ishte në fushë dhe fitoi finalen e Champions League dhe Kupën e Botës 1998.

Askush nuk e ka fituar Kupën Evropiane dhe Kupën UEFA, të njohur tashmë si “Europa League”, në të njëjtën verë që kur yjet e Bayernit Markus Babbel, Thomas Helmer, Thomas Strunz, Christian Ziege e bënë këtë në 1996. Mehmet Scholl dhe Juergen Klinsman. Të gjithë ata fituan Kampionatin Evropian 1996 me Gjermaninë.