Luis de la Fuente është i emocionuar se Spanja e tij do të përballet me Anglinë në finalen e Europianit. Cilësia e skuadrave do të sjellë spektakël dhe luftë sportive.

“Do të përballemi me një kundërshtar të fortë dhe me lojtarë të mëdhenj dhe të bën të mendosh se do të jetë një përballje e luftuar. Kjo sfidë do të sjellë spektakël në fushë dhe do të dëfrejë tifozët.

Trajneri i spanjollëve tregon për mënyrën se si do të kërkojnë golin në këtë takim.

“Kemi mënyra të ndryshme loje. Anglia ka një futboll fizik. Futbollistët e tyre duan hapësira. Do të përpiqemi t’i shtyjmë drejt stilit tonë me mbajtjen e topit dhe kemi edhe mundësinë të luajmë në kundërsulm”.

Luis de la Fuente është kampion Europe si trajner me Spanjën U19 dhe U21. Një triumf me përfaqësuesen A do ta bënte të suksesshëm në të gjithë nivelet.

Tv Klan