Franca sfidon Poloninë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D. Kombëtarja e “gjelave”, vjen si favorite absolute në këtë takim dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Franca mban vendin e dytë në renditje me 4 pikë të grumbulluara, po aq sa edhe Holanda kryesuese.

Ndërkohë Polonia, ka treguar paraqitje zhgënjyese dhe mban vendin e fundit në renditje, me 0 pikë.

Pak minuta para ndeshjes, dy trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët e këtij takimi, aty ku përballë vihen dy sulmues të kalibrit botëror, si Mbappe dhe Lewandowski.


FORMACIONET ZYRTARE:

FRANCA: Maignan, Kounde, Upamecano, Saliba, Theo, Rabiot, Kante, Tchouameni, Barcola, Mbappe, Dembele.

POLONIA: Skorupski, Kiwior, Dawidowicz, Bednarek, Zalewski, Zielinski, Moder, Frankoëski, Urbanski, Lewandowski, Szymanski.

/tvklan.al