Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e 211-të, që do të nisë nga ora 14:00.

Njëra ndër pikat e kësaj mbledhje pritet të jetë shqyrtimi për ndalimin e TikTokut në të gjitha institucionet shtetërore.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik Tok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në dokumentin e qeverisë./Klan Kosova