Ndeshja Skoci-Hungari dhe gjithçka tjetër në atë takim, kaluan në plan të dytë, për disa minuta në pjesën e dytë.

Sulmuesi Barnabas Varga, frikësoi të gjithë, për shkak se pas një përplasje të fortë, ra në fushë pa ndjenja. Për fat të mirë, gjendja e lojtarit është e stabilizuar dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë, pas dërgimit në spital.

Pas ndeshjes, kapiteni i Hungarisë, Dominik Szoboszlai, akuzoi mjekët, se ndërhynë me shumë vonesë për të dhënë ndihmën dhe lëviznin ngadalë me barelën.

Në lidhje me këtë, së fundmi ka reaguar edhe UEFA, që thotë se u veprua sipas protokollit dhe gjithçka ishte në kohën e duhur.

Mjekët e ekipit ndërhynë brenda 15 sekondave nga incidenti, të ndjekur menjëherë nga mjekët e dytë të stadiumit, për të kryer një vlerësim fillestar të dëmtimit dhe për të siguruar trajtim të përshtatshëm, sipas procedurave standarde mjekësore. Mjekët e emergjencës kanë pritur në hyrje të fushës, ashtu si kërkohet dhe arritën me barelë menjëherë kur iu kërkua. Nuk ka pasur asnjë vonesë në trajtimin dhe kujdesin ndaj lojtarit”, shkruhet në përgjigjen e UEFA-s për “20 Minuten”.

Ndeshja në fund u fitua minimalisht nga Hungaria, falë një goli të shënuar në minutën e 100-të. Këtë triumf, lojtarët hungarezë, ia dedikuan shokut të tyre të skuadrës, Barnabas Varga./ tvklan.al