Në Berlin, ndeshja e Grupit B të Euro 2024 mes Spanjës dhe Kroacisë u mbyll me një fitore bindëse 3-0 për “La Roja”.

Golat e Spanjës erdhën nga Morata, Carvajal dhe Fabian Ruiz. Mesfushori Fabian Ruizu u shpall si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Fillimisht, mesfushori i PSG-së asistoi Alvaro Morata-n për golin e parë, dhe më pas shënoi vetë pak minuta më vonë pasi mori një pasim nga Pedri dhe e çoi me saktësi në këndin e poshtëm.

Nën drejtimin e Luis De la Fuente, 28-vjeçari spanjoll është bërë një nga liderët e skuadrës. Ruiz ka qenë një lojtar kryesor, duke shënuar në dy ndeshje radhazi për kombëtaren.

Më tej, Spanja do të përballet të enjten më 20 qershor me kampionen në fuqi të Europës, Italinë.