UEFA ka nisur një hetim ndaj tifozëve të Shqipërisë dhe të Kroacisë për thirrjet antiserbe gjatë ndeshjes së tyre në Euro 2024 në Hamburg më 19 Qershor.

Federata Serbe e Futbollit bëri një ankesë zyrtare në institucionin europian të futbollit, ku kërcënoi se nëse nuk merren masa, do të tërhiqej nga kompeticioni.

Federata Serbe e Futbollit u penalizua nga UEFA pasi mbështetësit e tyre shfaqën një pankartë që “transmetonte një mesazh provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive” në sfidën kundër Anglisë dhe për hedhjen e objekteve brenda stadiumit në ‘Gelsenkirchen’.

Hetimi erdhi pasi Federata e Futbollit të Kosovës u ankua në për “tifozët serbë”, që shfaqnin mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës” gjatë së njëjtës lojë.

Pjesë e hetimit do të jetë edhe festimi në fund të ndeshjes i Mirlind Dakut, i cili akuzohet për sjellje të papërshtatshme.

Vetë sulmuesi kuqezi kërkoi ndjesë për veprimin e tij në fund të sfidës ndaj përfaqësueses kroate.

“Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona,” ishte reagimi i tij ne rrjetet sociale.

Në lidhje me ngjarjen, Federata e Maqedonisë së Veriut i kërkoi lojtarit të kërkonte falje publikisht.

Klan News