Kastriot Çaushi, mendon se Gjermanisë iu mohua një penallti ndaj Spanjës.

Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Çaushi, deklaroi se prekja me dorë nga Cucurella, duhej akorduar 11 metërsh për gjermanët.

Ai tha se arbitri Taylor, përsëriti të njëjtin gabim, siç bëri edhe në finalen e Europa League, në Roma-Sevilla.

“Me penalltitë që janë dhënë në këtë kampionat, ishte një top i prekur me majat e gishtave dhe u dha penallti në Gjermani-Danimarkë. Ky arbitri sot, përsëriti të njëjtin gabim si në finalen e Europa League ndaj Romës.

Mua më duket, se në shumë penallti të dhëna, kjo e sotmja ishte një penallti reale e pa dhënë. Topi nuk dihej ku do shkonte dhe u ndal nga dora. Ishte një vendim kapricioz. Ishte një mosvëmendje e qëllimshme ndoshta.”, deklaroi Çaushi. /tvklan.al