Portugalia triumfoi pastër ndaj Turqisë me rezultatin 3-0, për të siguruar matematikisht vendin e parë dhe kalimin në Grupin F.

Luzitanët ishin dominues gjatë gjithë takimit, ndërsa pjesën e parë e mbyllën në avantazh të dyfishtë. Bernardo Silva zhbllokoi takimin në minutën e 22-të, ndërsa 7 minuta më vonë, një autogol qesharak i Akaydin, i dha avantazhin e dyfishtë luzitanëve.

Edhe pjesa e dytë nuk kishte shumë histori, me Bruno Fernandes, që vulosi ndeshjen me golin e shënuar pas një asisti perfekt të marrë nga Ronaldo.

Me këtë triumf, Portugalia mban vendin e parë me 6 pikë dhe pret biletën për në fazën e 1/16-ve. Ndërkohë Turqia, mbetet në vendin e dytë me 3 pikë.

Të gjitha ndeshjet e Euro 2024, transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.


TURQIPORTUGALI 0-3

Silva 22′, Akaydin 29′ (autgol), Fernandes 56′


Ndeshja minutë pas minute:

Mbyllet ndeshja!

90+2’- Pretendim për penallti te Portugalia. Bernardo Silva bie në zonë pas duelit me Calhanoglu, pro arbitri vazhdon lojën.

Akordohen 5 minuta shtesë.

90’- Aksion model i Portugalisë. Ronaldo bën spondin për Bernardo Silvën, sulmuesi nuk e shfrytëzon si duhet rastin.

88’- Mundësi shumë e mirë për Portugalinë. Bruno Fernandes, pason bukur në zonë, por Bernanrdo Silva, mbyllet nga portieri Byindir.

84’- Top i shkëlqyer i Guler për Yazci, por ky i fundit gabon me kontrollin e topit dhe humb rastin.

79’- Turqia hidhet në sulm në kërkim të golit që do të rihapte sfidën, por Portugalia është e vendosur mirë në prapavijë.

69’- Zëvendësim te Turqia, Arda Guler futet në fushë në vendin e Akgun. Zëvendësim edhe te Portugalia, me Cancelo, që i lë vendin mbrojtësit të djathtë, Semedo.

66’- Rast shumë i mirë për Portugalinë. Bernardo Silva kroson në zonë, por Ronaldo gabon në gjuajtjen me kokë.

56’- Goool Portugalia 0-3! Cristiano Ronaldo, i vetëm me portierin, tregohet altruist dhe pason për Bruno Fernandes, me mesfushorin, që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë për të shënuar.

55’- Administron gjithçka me qetësi Portugalia, që qarkullon topin me avantazhin në favor.

46’- Dy zëvendësime te Portugalia. Leao dhe Palhinha, i lënë vendin Neto dhe Neves.

Starton pjesa e dytë!

45′- Akordohet 1 minutë shtesë.

44’- Palhinha ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndali një aksion të rrezikshëm të turqve në mesfushë.

42’- Akaydin ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Leao. Ndëshkohet edhe Çelik për protesta.

41’- Pritje e shkëlqyer nga Costa. Portieri ndal një gjuajtje të fortë të Kokcu nga një distancë e largët.

39’- Ndëshkohet me karton të verdhë Rafael Leao, për simulim. Sulmuesi humb ndeshjen e radhës.

37’- Tentativë e Ronaldos nga jashtë zone, por topi shkon mbi traun e portës. Leao ishte bosh në të majtë dhe priste pasimin.

34’- Aksion shumë i bukur në sulm nga Turqia, por Yilmaz dhe Akturkoglu, nuk kuptohen si duhen.

29’- Portugalia kalon në avantazh të dyfishtë! Gafë e pafalshme te Turqia. Akaydin, dërgon në portën e tij, një top, në tentativë për të pasuar për Byindir.

25’– Bardakci bëhet i ndëshkuari i parë në këtë ndeshje, për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

22’- Gooool Portugalia 0-1! Bernardo Silva nuk fal në zonë. Pas një topi të shkëlqyer të marrë nga Mendes, e dërgon topin në rrjetë dhe i jep avantazhin portugezëve.

20’- Ndërhyrje vendimtare nga Pepe. Mbrojtësi ndal një aksion shumë të rrezikshëm të Turqisë, pasi ishte lojtari i fundit.

15’– Ronaldo spostohet në të djathtë dhe kroson në zonë. Leao provon me kokë, pret Byindir pa shumë probleme.

13’- Shton rrezikshmërinë Portugalia. Vitinha kroson për Leaon, me sulmuesin që e dërgon topin në qendër të zonës me kokë, por nuk shfrytëzohet si duhet.

8’- Portugezët rrëmbejnë një top në mesfushë dhe nisin një kundërsulm të shpejtë. Ronaldo nuk shfrytëzon si duhet një pasim të marrë në zonë.

6’- Mundësi e artë shënimi për Turqinë. Akturkoglu, nuk dërgon dot një top në rrjetë, pak metra larg vijës fatale. Turqit pretendojnë për penallti, por arbitri vazhdon lojën.

5’- Kokcu hedh një top të bukur në zonë për Akturkoglu. Sulmuesi gabon gjithçka, duke gjuajtur jashtë.

2’- Gjuajtja e parë në portë për Portugalinë. Ronaldo provon me të djathtën pas një krosimi të marrë nga Bernardo Silva, por pret pa shumë probleme portieri turk.

Starton takimi!


FORMACIONET ZYRTARE:

Turqia: Byindir, Celik, Akaydin, Bardakci, Kadioglu, Calhanoglu, Ayhan, Akturkoglu, Kokcu, Akgun, Yilmaz.

Portugalia: Costa, Mendes, Pepe, Dias, Cancelo, Vitinha, Palhinha, Fernandes, Leao, Silva, Ronaldo.

/tvklan.al