Në bazë të të dhënave të publikuara nga Censi i 2023, një nga pikat kryesore që përmban ky proces është edhe kategoria e besimit fetar të popullatës.

Nga këto të dhëna rezulton se mbi 1.1 milionë i përkasin besimit mysliman, më pas besimi i krishterë Katolik me mbi 202 mijë banorë, mbi 174 mijë banorë të besimit të krishterë Ortodoks. Ndërsa të besimit mysliman Bektashi janë 116 mijë persona dhe rreth 9.7 mijë janë të krishterë Ungjillorë.

Një tjetër kategori tepër e rëndësishme në këtë publikim të INSTAT për Censin e 2023 edhe të dhënat sipas përkatësisë etno-kulturore. Në bazë të dhënave 91% e popullsisë janë shqiptarë.

Dhe kategoritë e tjera siç vihen re ne grafik. Ndërsa rreth 0.6% e të anketuarve nuk pranuan të përgjigjen për kategorinë etno-kulturore sipas INSTAT. Ndër të tjera sipas të dhënave të Censusit të fundit, 32% e popullsisë jeton në Qarkun e Tiranës. Pas Tiranës vjen Fieri dhe Elbasani me nga 10% secili.

Klan News