Kryeminsitri Edi Rama ishtë në Dhërmi ku ka shpërndarë titujt e pronësisë për hipotekimin e shtëpive të trashëguara. Sipas Ramës vonesat janë bërë jo për mungesë të vullnetit të qeverisë, por për shkak të problematikave me dokumentacionin.

Edi Rama: Shumë zullum me letrat dhe certifikatat dhe ku siç e dini ju më mirë se unë shpeshherë janë gjendur tre pronarë për një pronë. Ajo që ka rëndësi për ju është që ky kalvar i gjatë për të regjistruar shtëpitë e trashëguara ka përfundura dhe tani është vetëm çështje regjistrimi dhe dorëzimi i certifikatave. Sot janë 789 certifikata.

Rama tha se për Bashkinë e Himarës me këto tituj që po shpërndahen përmbushet një e treta e procesit.

Edi Rama: Pjesa tjetër e punës bëhet fjalë për rreth 2500 certifikata të tjera në bashkinë e Himarës dhe për rreth 500-600 jashtë bashkisë së Himarës, por brenda qarkut të Vlorës do ta mbyllim deri në fund të Tetorit.

Rama pati kritika ndaj Vangjel Dules, dhe tha se askush nuk mund të mbjell përçarje në Himarë.

Edi Rama: Ç’punë ka Vangjel Dule në Himarë përveç se si një qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe me cikën të drejtë i jep gojës për të nxitur përçarje dhe për të folur absurditete.

Edhe pse nuk ka ende një datë zyrtare për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të bashkisë së Himarës, kryeministri la të nënkuptohej se kush do të jetë kandidati i socialistëve.

Edi Rama: Doni Vangjel për punë ja ku e keni. Doni Vangjel për sherr prisni një Vangjel me vetulla të rënda që t’ju sjelli shërr.

Gjatë këtij takimi në Dhërmi, Rama nuk la pa përmendur dhe punën e drejtësisë.

Edi Rama: Baltë e fjalë ka sa të duash, maskarenjtë nuk mbarojnë, minj nëpër zyrat e shtetit patjetër. Por edhe kjo që kur kapen minjtë, të vësh kujën o po bëhet nami… Shyqyr që po kapen, më shumë të kapen. Minjtë i kap qarku, dhe do ngremë më shumë qarqe

Kryeministri lajmëroj se shpërndarja e certifikatave të pronësisë nuk do të bëhet më nëpërmjet postës, pasi shpesh herë personat nuk gjenden në adresë, por do të njoftohen me telefon dhe mund t’i marrin pranë zyrave të kadastrës.

Klan News