Ndalohen nga policia gjermane për rreth pesëdhjetë tifozë italianë pak minuta para nisjes së ndeshjes Itali-Shqipëri në Dortmund.

Sipas informacioneve të policisë, grupi i mbështetësve u ndalua para se të vinte në kontakt me tifozë të tjerë shqiptarë pranë një restoranti.

Sipas “Corriere dello Sport” tifozëve iu gjetën objekte, si thika, lëndë piroteknike dhe kapuça, të cilat u sekuestruan nga policia gjermane. Tifozët do të mbahen të ndaluar ndoshta për 24 orë, në pritje të vlerësimit nga organet e drejtësisë.

/tvklan.al