Me këngë e valle, janë këto pamjet ekskluzive që vijnë nga Dusseldorf i Gjermanisë pasditen e kësaj të diele. Tifozë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare, janë mbledhur atje në pritje të takimit Shqipëri-Spanjë.

Ndeshja e së hënës është tejet e rëndësishme për Kombëtaren Shqiptare, e cila do të synojë 3 pikët për të kaluar grupin.

Shqipëri-Spanjë luhet në orën 21:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan./tvklan.al