Kieran Tierney thotë se “zemërthyer është pak” pasi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Zvicrës që e detyroi të lërë Euro 2024.

Mbrojtësi 27-vjeçar nga Skocia, i cili është rikthyer tek Arsenali pas një dëmtimi gjatë kohës që ishte në huazim tek Real Sociedad, u nxorr jashtë fushe me barelë. Ai u dëmtua në kofshë në sfidën që skocezët barazuan 1-1 me Zvicrën.

Mbrojtësi shprehu zhgënjimin në rrjetet sociale dhe shtoi se e dashuron ekipin dhe shokët e skuadrës. “Edhe kjo do kalojë”, tha ai.

Zëvendës trajneri i Skocisë, John Carver tha se Tierney është dërguar në shtëpi dhe do të merret në dorë nga mjekët e Arsenalit.

“Ata do t’ju tregojnë më tej mbi gjendjen, por ai është shumë i zhgënjyer. Nëse ne përparojmë në fazën tjetër të turneut, jam i sigurt që do të kthehet për të na mbështetur”, tha ai.

Skocia ka vetëm 1 pikë pas dy ndeshjeve në Euro 2024. Ata nuk janë kualifikuar asnjëherë në fazën me eliminim direkt./tvklan.al