Gjermania dominoi dhe asgjësoi një Skoci të pafuqishme që në pjesën e parë. Florian Wirtz gjeti avantazhin në minutën e dhjetë. Gjermanët nuk e hoqën këmbën nga gazi, përkundrazi. Një lojë e shkëlqyer në mesfushë nga Gündoğan që shmangu presionin e kundërshtarëve dhe në minutën e 19 erdhi goli i dytë me Musiala.

Situata ndryshoi dhe të vendosur nën trysni, skocezët gabuan. Në minutat shtesë të pjesës së parë erdhi goli i tretë me 11-metërsh. Skocia e gjen edhe veten me 10 lojtarë. Në pjesën e dytë, skuadra e Nagelsmann-it e nisi me synimin për të menaxhuar ndeshjen, por megjithatë pa hequr dorë nga aksionet sulmuese.

Ndërrrimet sollën freski në lojë dhe në minutën e 68 Füllkrug merr në zotërim një top bosh në zonën e penalltisë, e kontrollon atë dhe gjuan një predhë nën traversë. 4-0 Gjermania. Në finale, Skocia e gjeti pak ngushëllim falë autogolit të Rüdiger, por në kohën shtesë, Gjermania shënoi edhe golin e pestë me Emre Can.

Tv Klan