Anglia do të ketë një forcë shtesë në finalen e Euro2024. Kombëtarja e “Tre luanëve” parashikohet të ketë mbi 50 mijë tifozë në shkallët e stadiumit “Olimpyastadion” të Berlinit.

Sipas asaj që raportohet edhe nga mediat spanjolle, finalja e 14 Korrikut do të jetë e pabarabartë në këtë aspekt, pasi dominimi i ngjyrave angleze do të jetë i dukshëm në impianin e kryeqytetit gjerman.

Stadiumi që ka një kapacitet prej 70 mijë vendesh, do mbushet nga rreth 10 mijë tifozë spanjoll, diferencë e madhe nga tifozët rivalë. UEFA ka dhënë 10 mijë bileta për secilën nga dy Federatat, teksa pjesa tjetër e tyre është shitur në mënyrë të lirë.

Kombëtarja La Roha nuk njihet si entuziaste dhe me numër të limituar të tifozëve në stadium, ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për anglezët.

Spanja ka pasur një rrugëtim të vështirë për të arritur në finalen e 14 Korrikut. Deri më tani iberikët kanë eliminuar skuadra si Kroacia, Italia, Shqipëria, Gjeorgjia, Gjermania dhe Franca.

Ndërkaq, në krahun tjetër, anglezët rikthehen në finale pas 3 vitesh, duke kaluar pengesa të lehta edhe në letër, mes të cilëve Zvicrën dhe Holandën. Finalja e Euro2024 ashtu siç i gjithë kompeticioni do përjetohet ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan dhe Radio Klan.

Klan News