Kai Havertz shënoi golin e parë për Gjermaninë kundër Danimarkës të shtunën mbrëma, duke ndihmuar përfaqësuesen e tij të sigurojë kalimin në çerekfinalet e Euro 2024 në atë që ishte fitorja e parë me “nokaut” për “Die Mannschaft” që nga viti 2017.

Edhe pse nuk është caktuar si lojtari që merr përsipër penalltitë në ekip, Havertz shënoi nga 11-metërshi në fitoren e parë të Gjermanisë ndaj Skocisë në Euro 2024. E njëjtë detyrë iu caktua dhe ndaj Danimarkës dhe 25-vjeçari për herë të dytë realizoi.  

Pas ndeshjes sulmuesi foli për ZDF në lidhje me caktimin e detyrës nga trajneri për të ekzekutuar penalltinë.

Havertz: Unë praktikoj shumë dhe më pëlqen të gjuaj penallti. Më pëlqen. Unë gjithmonë përpiqem të heq presionin nga vetja dhe thjesht të shijoj momentin. Sot funksionoi.

Sipas “Kicker”, lojtari i caktuar për të gjuajtur penalltitë tek përfaqësuesja gjermane është kapiteni Ilkay Gündogan. Por për shkak të ndërhyrjes së gabuar të Ryan Porteous ndaj kapitenit të Gjermanisë dhe lëndimit të përkohshëm të tij, ishte Havertz që e mori përsipër gjuajtjen e penalltisë. Dhe tani me një rekord dy gola nga dy penallti, nëse Gjermania do të marrë një tjetër penallti, ka një dilemë se kush do të shkojë ta ekzekutojë.

Para Euro 2024, Havertz kishte ekzekutuar vetëm një penallti për Gjermaninë. Përpjekja e tij goditi shtyllën dhe pasi topi u kthye ai e dërgoi në portë në ndeshjen ndaj Perusë, por goli u anulua për një prekje të dyfishtë.

/tvklan.al