Gara e Italisë në Euro 2024 pati një fund të trishtë. “Të kaltërtit” u eliminuan nga europiani prej Zvicrës që i mundi 2-0 dhe dominoi ndeshjen e zhvilluar në Berlin.

Trajneri Spalleti dhe kapiteni Donnarumma folën për mediat pas përfundimit të ndeshjes.

Spalletti: Ai gol në fillimin e pjesës së dytë na preu pak këmbët Ne ishim në gjysmën e tyre të fushës, por nuk ishim shumë të rrezikshëm.. Na mungonte ritmi, si skuadër por edhe individualisht. Fatkeqësisht, ritmi dhe freskia bëjnë gjithnjë diferencën, për t’i ndihmuar lojtarët të rikuperohen. Për fat të keq, nuk mund të bëjmë më shumë se kaq. Ne ishim poshtë nivelit për sa i përket ritmit në nivel ekipi ashtu edhe në disa aspektin individual. Dhe nëse ky është ritmi, bëhet gjithashtu e vështirë të flasim për ndonjë gjë tjetër, përfshirë formacionin. Pas ndeshjes së mëparshme më qortuan që nuk ndryshova formacioni dhe nuk u lashë kohë disa lojtarëve të rikuperohen Por sonte ndryshova, por përgjigja ishte e njëjtë. Ky eliminim që na ndodhi sot na jep edhe disa indikacione. Ka disa gjëra që duhet t’i ndryshojmë, na duhet më shumë aftësi përtej diskutimeve teknike dhe taktike”

I zhgënjyer është shfaqur para mikrofonave të mediave italiane dhe kapiteni Donnarumma

Donarrumma: Dalja në këtë mënyrë dhemb, kërkojmë falje për të gjithë. Eliminimi është i merituar dhe si ka kaluar. është shumë e vështirë për t’u kapërcyer. Pjesa e parë shkoi tmerrësisht keq, më pas u desh të reagonim në të dytën dhe në vend të kësaj pësuam golin e dytë. Na mungoi gjithçka cilësia, guximi.

/tvklan.al