88 familjet që toka u ka përpirë shtëpitë në fshatin Cerum të komunës Funar në rrethin e Elbasanit kanë mbetur nën qiell të hapur. Që prej katër vitesh shtëpitë e banorëve të këtij fshati përpihen nga dheu në mënyrë të mistershme. Kjo fatkeqësi zuri fill në vitin 1995 kur u fundosën 12 familjet e para dhe për të vazhduar më tej me 3 shtëpi në vitin 1996, me 25 shtëpi në muajin Shkurt të vitit 1998, 40 shtëpi në Shtator të po të njëjtit vit , 3 shtëpi të vitit 1999 dhe 2 shtëpi të tjera në Shkurtin e këtij viti.

Të ndodhur përpara këtij fakti, Këshilli i Komunës dhe Kryetari Qani Sterjo problemin në fjalë e kanë ngritur në të gjitha instancat e Pushtetit Lokal dhe Qëndror. Por kanë kaluar 4 vjet dhe banorët e këtij fshati vazhdojnë të strehohen nëpër çadra, magazina, stalla apo tek të afërmit e tyre. Prandaj Këshilli i Komunës ka vendosur pezullimin e të gjitha aktiviteteve të Pushtetit Lokal.

Duke parë këto kushte ku zëri ynë po bie në vesh të shurdhur, atëherë u mblodhëm dhe vendosëm të pezullojmë të gjitha aktivitetet të hallkave të Pushtetit Qëndror dhe atij Lokal brenda territorit të Komunës.”

Pushtetarët Lokalë duhet të kujtojnë edhe njëherë se kemi të bëjmë me jetën e shumë njerëzve prandaj dhe përkrahja duhet të jetë e plotë./tvklan.al