Fatmir Konja: “Në shkelje flagrante të kushtetutës së vendit dhe konkretisht të nenit 32 pika 1. Në shkelje të kodit të procedurës penale neni 308 dhe në shkelje të ligjit për të huajit numër 9959 datë 17.07.2008, 2 prokuror. Njëri i Prokurorisë së Përgjithshme dhe tjetri zv/prokuror i rrethit të Tiranës kanë telefonuar në orën 15:17 minutash shefin e komisariatit të Rinasit dhe më pas dhe drejtorin e Drejtorisë Rajonale të kufirit të qarkut Tiranë duke kërkuar ndalimin e udhëtimit dhe shoqërimin në ambientet e policisë të biznesmenit me shtetësi britanike dhe boshnjake Damir Fazlliç, në një kohë kur zoti Fazlliç ishte larguar nga Shqipëria në orën 15:04 min. Policia e shtetit në çdo rast dhe çdo rrethanë do të zbatojë vetëm urdhrat me shkrim që nuk bien ndesh në kundërshtim me kushtetutën e këtij vendi. Në rastin konkret nga ana e prokurorëve përkatës është synuar përdorimi i policisë për krijimin e një skandali të madh ndërkombëtarë me këtë shtetas të huaj. Gjithashtu sqarojmë këtu se Ministria e Brendshme ka nisur një hetim të plotë për të vendosur para përgjegjësisë ata që mendojnë se mund të ndaloj me telefon qytetarët e huaj në këtë vend. Kjo ministri do të kërkoj ndjekjen penale të 2 prokurorëve që i kanë lejuar vetes një aktë të tillë në shkelje flagrante të kushtetutës së vendit, shkelje të hapur të kodit të procedurës penale që përcakton qartë se kur një person shoqërohet dhe shkelje të hapur të ligjit për të huajt”./tvklan.al