Fatmir Konja: “Letërnjoftime elektronike po shkon në 400 mijë, shpërndarja e tyre po kryhet tashmë jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet kryesore të vendit konkretisht në Durrës, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Fier, Berat, Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë. Janë të gatshme për tu tërhequr letërnjoftimet për qytetarët që kanë aplikuar deri në datën 20 mars 2009. Ministria e Brendshme fton qytetarët që të tërheqin letërnjoftimet e tyre pasi në këtë mënyrë japin edhe një shtysë pozitive për ecurinë e procesit në tërësi. Pranë qendrave të shpërndarjes deri më tani janë dërguar 168 mijë e 244 letërnjoftime elektronike dhe vetëm 62 mijë e 778 prej tyre janë tërhequr.”/tvklan.al