Fatmir Konja: “Mbi gjysmë milion shqiptarë që kanë aplikuar deri më tani, kanë dhënë kontributin e tyre për realizimin me sukses të aksionit të madh kombëtar për pajisjen e shtetasve me dokumentet e reja të identiteti. Kanë aplikuar deri më tani mbi 500 mijë qytetar, janë prodhuar 403 744 letërnjoftime elektronike, nga të cilat 306 560 janë dërguar në zyrat e shpërndarjes. Ju informojmë se pranë zyrave përkatëse janë dërguar të gjitha letërnjoftimet për aplikimet deri në datën 31 mars, njëkohësisht ju bëjmë thirrje qytetarëve që kanë aplikuar të paraqiten pranë këtyre zyrave për të tërhequr letërnjoftimin. Thirrjen më të rëndësishëm dhe më këmbëngulëse ua drejtojmë personave që nuk zotërojnë pasaportë dhe ende nuk kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik. Aplikoni dhe pajisuni me letërnjoftimin elektronik, përfitoni nga prioriteti dhe lehtësitë e vëna në dispozicion nga qeveria.”

Brikena Kollçinaku: “Çmimi prej 200 lekësh i vendosur nga qeveria shqiptare për të gjithë ata studentë që nuk kanë pasaportë dhe aplikojnë për kartë identiteti deri në 1 maj 2009 e lehtëson shpejtësinë e studentëve për aplikim. Ministri ju fton të promovojmë bashkërisht me shoqatat studentore dhe profesorët që në datën 1 maj të mos ketë student pa pasaportë që nuk ka aplikuar për kartën e re të identitetit.”/tvklan.al