Fatmir Konja: “Ministria e Brendshme sqaron opinionin publik se përtej deklaratave spekulative dhe dezinformuese të Partisë Socialiste për këtë proces të gjithë qytetarët që do të paraqiten për të aplikuar për letërnjoftime elektronike kanë të garantuara të gjitha kapacitetet dhe lehtësitë e krijuara nga qeveria shqiptare për t’u pajisur me letërnjoftimin elektronik. Procesi i pajisjes së qytetarëve shqiptarë në letërnjoftime elektronike është një nga proceset më të suksesshme të kësaj qeverie, i cili do të realizohet brenda të gjithë afateve të parashikuara”./tvklan.al