Fatmir Konja: “Ne konsiderojmë se vendimi më i fundit i qeverisë për kompensimin financiar të disa kategorive të caktuara ka dhënë rezultatin e pritshëm. Tashmë kemi kapur pothuajse maksimumin e aplikimit ditor për letërnjoftime elektronike duke shkuar në 17 000 aplikime në ditë. Deri më 21 prill 2009 kanë aplikuar për letërnjoftime elektronike në rang vendi 600 mijë qytetarë, janë prodhuar 400 070 letërnjoftime elektronike. Kemi të prodhuara letërnjoftimet për aplikimet e kryera nga qytetarët deri më datën 10 prill 2009.”/tvklan.al