Ndeshja e javës së katërt të Superligës Flamurtari-Vllaznia u përfol për përfundimin e saj, takimi u fitua nga Flamurtari 1 me 0. Pasi ka reflektuar dy ditë dhe ka bërë analizën me gjak të ftohtë, trajneri i Vllazinës Agim Canaj ka dalë në një konferencë për shtyp duke  shuar të gjitha dyshimet.

Agim Canaj: “Ne jemi pritur dhe jemi përcjellë në mënyrë të shkëlqyer nga stadiumi i Flamurtarit. Duke mos pasur asnjë lloj tensioni asnjë lloj gjëje. Mbase fragmente të shkëputura të lojës së futbollit në Shqipëri i pranojnë. Por këto janë tensione të një 90 minutshi. Ne e humbëm ndeshjen sepse ishim në një ditë të keqe. Ne nuk kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe kjo duhet të në vë në pozita shumë herë më të mëdha sepse rifillon shumë shpejt.”

Canaj ka premtuar për kthimin e situatës në ndeshjen e radhës atë kundër Bylisit. Sipas tij Vllanzia do të mundë ekipin ballshiot. 

Agim Canaj: “Ditën e premte luajmë me Bylisin dhe duhet të bëjmë një kthesë 180 gradë, sepse në qoftë se situatat pastaj nesër do të jetë më vonë.”

Vllaznia ka lojtarë të dëmtuar, por mendohet se do të jenë të gatshëm Kaçi dhe Smajli./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe, Simon Shkreli