Një foto së bashku mes sportistëve koreano-veriorë dhe atyre koreano-jugor bëri bujë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ata ishin ngjitur në podium sëbashku me kinezët për të marrë medaljet në ping-pong, kur njëri prej tyre nxorri telefonin duke shkrepur foto.

Një gjest simbolik që tregon shumë pavarësisht konfliktit mes dy vendeve. Në ping-pong miks të artën e fitoi Kina, argjendin Koreja e Veriut, ndërsa ajo e Jugut bronzin. 

Tv Klan