150 autoritete mbikëqyrëse nga 120 vende të ndryshme të botës u takuan në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën e 15 ndërkombëtare të mbikëqyrësve bankar. Për dy ditë me radhë u diskutua mbi tregjet ekonomike emergjente, ruajtjen e stabilitetit financiar dhe në veçanti kriza amerikane e kredive e konsideruar nga FMN, si shoku më i rëndë pas depresionit të madh, periudhë referuese për krizën e viteve ‘70.

Bëhet fjalë për 1 trilion dollar humbje falë një rrethi vicioz të uljes së vazhdueshme të çmimit të banesave, sipas organizatave financiare ndërkombëtare të cilat i kanë sugjeruar shtetit amerikan të kapë një rritje ekonomike me 0.5% këtë vit ose 0.6% për vitin 2009.

Ardian Fullani: “Ajo që është e rëndësishme të theksohet është që tregjet globale financiare po kalojnë një periudhë të gjerë korrektimi që padyshim po ndiqet me mjaft interes nga aktorët e rëndësishëm të tregut financiar botëror.”

Gazetarja: “Tregu shqiptar nuk është aspak i ndikuar nga kriza financiare amerikane sipas guvernatorit Ardian Fullani Banka e Shqipërisë ka ditur të mbikëqyr sistemin financiar megjithatë ai vlerëson se duhet më shumë transparencë nga ky sistem.

Ardian Fullani: “Sistemi bankar shqiptar duhet të jetë më transparent edhe më i kujdesshëm për sa i përket menaxhimit të riskut.”

Konferenca ndërkombëtare e mbikëqyrësve u mbajt me dyer të mbyllura për mediat, por sipas guvernatorit Fullani në të nuk u trajtuam problemet që po has Evropa sot si rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj