Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Genc Pollo:- Çfarë domethënë Parti Demokratike e Bashkua? Së pari PD nuk bëhet e bashkuar po të bashkohet Sali Berisha me Jemin Gjanën, apo Leonard Demi me Mark Rroqin, madje as unë të bashkohem personalisht me emra të tjerë. Një PD e bashkuar arrihet me një organizim, me një platforë të përbashkët që mund ta përkrahin të gjithë demokratët dhe gjithë elektorati i djathtë. Ne idetë i kemi shumë të qarta. Jemi për rregulla në parti, për respektim statuti, për respektimin e mendimit të të gjithëve dhe në rradhe të parë për ushtrimin e votës së fshehtë si baza e demokracisë. Jemi kundër përjashtimit të demokratëve që guxon e thotë hapur mendimin e tij. Këto qëndrime janë mbetje nga Partia e Punës së Shqipërisë. I ndjekim me interes mitingjet e zotit Berisha dhe bën mirë që denoncon korrupsionin, madje unë do ta ftoja të shkonte dhe aty ku nuk ka vajtur ende, si Përmet, Tropojë, Shkodër e Vlorë dhe nëse mundem modestisht jam gati të konribuojë. Por më duhet të them se të mbledhësh në Gjirokastër 400 veta në sallë, ku në ’98 me Azemin kishe 2500 demokratë në pallatin e sportit nuk tregon ndonjë ide të madhe. Nuk mjafton tju bërtasësh njerëzve duhet ti bindësh ata, duhet të japësh shpresë e besim dhe kjo kërkon përpjekjë të përbashkëta nga të gjithë demokratët.

Një çështjë tjetër gjithashtu është çështja e KQZ-së dhe këtë do ta arrijmë ta zgjidhim ndoshta jo vetëm si opozitë por edhe me ndihmën e organizmave ndërkombëtare dhe përsëri ju ftoj këtu të bashkohen të tërë./tvklan.al