Me rastin  e 1 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, njësia bashkiake nr. 10 zhvilloi një aktivitet me banorët e kësaj njësie në urën pranë zonës së Shallvareve. Sipas organizatorëve aktiviteti u zhvillua në shenjë solidariteti me popullin e Kosovës në këtë përvjetor të parë të shpalljes së pavarësisë

Gert Bogdani:Kjo nisëm e të rinjve të njësisë 10 dhe e komunitetit të njësisë 10, por dhe e qytetarëve të Tiranës është për ti uruar Kosovës në këtë vit ët parë të pavarësisë, Gëzuar Pavarësinë, sa më shumë suksese dhe sa më shumë begati begati për shtetin më të ri në botë.”

Gazmend Pula:Dëshiroj të them se ndihem krenar, ndihemi të ngazëllyer nga kjo përkrahje e madhe që po i tregohet Kosovës në këtë ditë të madhe të pavarësisë së saj.”

Paul Polites:Gëzuar pavarësinë siç e dimë Amerika dhe Shqipëria  kanë bashkëpunuar shumë afër për të mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe patjetër do të vazhdojmë mbështetje për Kosovën.”

Në Nju Bornin shqiptar hodhën firmën të gjithë ata që s’kanë pasur mundësi ta festojnë pavarësinë në Kosovë, shpallur një vit më parë./tvklan.al