Gjykata e Larte ka vendosur të shqyrtojë në datë 15 Tetor kërkesën e Salianjit, i cili kërkon pezullim të dënimit me një vit burg nga gjykata e Apelit. Shorti përcaktoi Sokol Binajn relator të çështjes, ndërsa kërkesa do shqyrtohet në dhomë këshillimi.

Sipas letres së avokatit mbrojtës që mban datën 1 Tetor, ekzekutimi i këtij vendimi do të sillte pasoja të rënda për mandatin e deputetit, duke çuar mbarimin e tij. Pala mbrojtëse e demokratit thekson se dënimi është për një kallëzim publik, i cili në shkelje të ligjit, është konsideruar kallëzim i rremë.

Me këto argumente, Salianji kërkon në gjykatën e Lartë të të shtyhet ekzekutimi i vendimit në një afat prej 3 muajsh.

Por Kuvendi më datë 2 Tetor iu drejtua me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku e njoftoi për vakancën e krijuar pas ndërprerjes së mandatit të deputetit për Ervin Salianji. Ai u gjet fajtor nga dy gjykata se kishte inskenuar bashkë me dy të akuzuarit e tjerë, një audiopërgjim që implikonte vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj në trafik droge.

Në një konferencë për shtyp pas dhënies së vendimit nga Apeli, Salianji theksoi se është i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të kryeministrit Rama. Ai ndodhet që prej datës 27 Shtator në burgun e Fierit.

Klan News