Deputetja Rudina Hajdari ka zgjedhur sot që të flasë për protestën e të rinjve për vrasjen e Klodian Rashës. Deputetja u shpreh se ajo ka qenë në protestë ditët e fundit dhe ka takuar e ka folur me shumë të rinj.

Hajdari nga foltorja e Kuvendit tha se  të rinjtë ndihen të revoltuar se politika i quan halabakë dhe rrugeçër dhe i ka lënë në varfëri.

Sot shteti shqiptar nuk është në mbrojtje të të rinjve. Më e keqja është reagimi i politikës pas këtyre ngjarjeve. Të rinjtë ndihen të revoltohet por politika i quan të rinjtë halabakë, rrugeçër, si njerëzit që po e dëmtojnë këtë vend. Por janë këta të cilët i kërkojnë votat e tyre për të mbajtur pushtetin. Si të mos revoltohet një i ri sot kur ëndërron të bëhet trafikant droge për të dalë nga varfëria”, tha ajo.

Deputetja shtoi se  dhe prindërit e tyre kanë të drejtë të revoltohen, pasi shikon se politikanët jetojnë në luks nëpër kodrina dhe shkelin ligjin sa herë të duan.

Si mos të revoltohet kur prindërit e tyre nuk i shkollojnë dot në shkolla të mira, qoftë dhe për t’i blerë libra. Si mos të revoltohet kur nuk ka perspektivë përpara, shans të ecë në mënyrë të drejtë ku këtu mbizotëron nepotizmi, paraja. Ju jetoni mes luksin, nëpër kodrina, ju e shkelni ligjin sa herë të doni.

Atyre po i thyhen kockat, jo vetëm nga polici, por nga politikat tuaja. Po të pranoni revoltën e tyre, ju pranoni dështimin tuaj”, u shpreh Hajdari./tvklan.al