Fshati olimpik ka hapur zyrtarisht dyert për mbi 16 mijë sportistët dhe anëtarët që do të marrin pjesë në Pekin 2008. Çelja e strehës olimpike pati një ceremoni pas të cilës skuadra kineze qe e para që u vendos në kamp.

Fshati olimpik në një sipërfaqe prej 66 hektarësh, ka 42 godina të cilat mund të mbahen deri në 17 mijë persona në 9 mijë dhomat e tij. Në të janë të gjitha kushtet për një jetë normale nga hapësirat sportive e deri te restorantet e qendrat e argëtimit.

Ndërkohë organizatorët kanë shtuar masat e sigurisë edhe në rezidencën e sportistëve pjesëmarrës në lojërat olimpike. Për të shmangur një tragjedi si ajo e 26 viteve më parë në Mynih. Në ato kohë 11 anëtarë të ekipit izraelit u morën peng dhe më pas u vranë nga terrorist palestinez. Fshati olimpik në Pekin është siguruar nga mure rrethues dhe 2 radhë kontrolli ku para se të hysh duhet të tregosh dokumentet dhe bagazhet./tvklan.al

Gazetari: Endrit Sauku

Montazh: Renis Zela