Brenda kësaj jave do të nisë puna për hartimin e ligjit të ri elektoral. Konferenca e kryetarëve ka dhënë Okay për ngritjen e komisionit parlamentar që do të punojë për hartimin e kodit të ri zgjedhor. Kryeministri Berisha ka përshëndetur këtë vendim, duke shpresuar se puna do të përfundojë brenda këtij sesioni parlamentar, tha ai.

Sali Berisha: “Besoj dhe shpresoj, se palët do të gjejnë mirëkuptimin të udhëhequr nga ai parim që shqiptarët të votojnë të votojnë të lirë dhe politikanët të respektojnë vullnetin e tyre. Kodi i ri zgjedhor, vjen si plotësim i reformës zgjedhore kushtetuese. Do të ishte interes për të gjitha palët që ta finalizonim sa më shpejt. Faktorët zgjedhor të njihen me të, të trajnohen për të dhe të bëhen të gjitha përpjekjet për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.”

Ndërkaq edhe pse kryeministri Berisha falënderon opozitën për bashkëpunimin e deritanishëm dhe kërkoi bashkëpunim të mëtejshëm për reformën në drejtësi. Vetë opozita ka akuzuar demokratët për vonesa në hartimin e kodit të ri zgjedhor.

Vali Leskaj pas mbledhjes së grupit, kujtoi se selia rozë prej kohësh është bërë gati për këtë proces duke hartuar një draft të saj ndërsa ka kërkuar me insistim thirrjen e komisionit të posaçëm kuvendor, për të cilën socialistët tashmë kanë dhe emrin e bashkëkryetarit Fatmir Xhafa.

Valentina Leskaj: “Çdo parti parlamentare do të ketë një përfaqësues në këtë komision. Përsa i përket vendimmarrjes do të jetë me votë të ponderuar. Me sa duket Berisha është mësuar që reformat t’ia bëjnë të tjerët. Kjo tregon që nuk merr dhe përsipër përgjegjësinë e reformës.”/tvklan.al

Gazetare: Elia Zotka