Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Një ditë pas mbrritjes në Tiranë Hashim Thaçi, nënkryetari i këshillit tranzitor të Kosovës ka patur sot një takim të veçantë zyrtar me sekretaren amerikane të shtetit Medlin Ollbrajt. Ardhja e Thaçit në Tiranë ishte e paparashikuar për zyrtarët shqiptar, pasi ishte thirrur direkt nga Ollbrajt, për tu takuar dhe biseduar në kryeqytetin e shqipërisë. Si Thaçi ashtu dhe Ollbrajt kanë shfrytëzuar vizitën e fundit të kësaj të fundit, për të diskutuar edhe mbi problemet e fundit në Kosovë. Rreth mesditës Ollbrajt, pas takimit me kryeministrin shqiptar është takuar me Thaçin.

“Ju na ndihmuat shumë me luftën tuaj”, ju drejtua Ollbrajt ish-liderit të UÇK-së Hashim Thaçi. Na ndihmuat të mundim terrorin serb, tani dhe ne do tju ndihmojm që paqja të mos cënohet më në Kosovë.

Thaçi nga ana e tij ka falenderuar zonjën e hekurt të amerikës, për ndihmën që ky shtet por dhe me ndikimin e dhënë nga shtetet e tjera perëndimor, që Kosova të shërohet njëherë e mirë nga plagët e luftës./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj