Gjykata e Lartë përzgjodhi pas një shorti të hedhur me gogla, trupin gjykues, që do të shqyrtojnë dosjen Durrës-Kukës. Relatori i çështjes gjyqësore do të jetë Spiro Spiro,i  cili do të diregjojë dhe procedurat e shqyrtimit gjyqësor me të pandehur ministrin e jashtëm Lulzim Basha dhe ish-zyrtarin e ministrisë së transporteve Andi Tomën.

Shorti u hodh mesditën e se premtes në prani dhe të të gjithë anëtareve të gjykatës së Lartë. Të dy zyrtaret e lartë do të gjykohen për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pabarazisë në tenderat publik.

5 gjyqtarëve të përzgjedhur nga shorti, Spiro Spiro, Aleksandër Muskaj, Irma Bala, Besnik Ymeri dhe Perikli Zaharia, do t’iu duhet te shqyrtojnë të parin proces penal ndaj një zyrtari të lartë shtetëror. Brenda 10 ditësh pritet të caktohet dhe data e seancës së parë gjyqësore.

Dosja Durrës-Kukës , u dorëzua pranë gjykatës së Lartë për gjykim në datë 5 dhjetor, pas më shumë se 17 muaj hetimi intensiv. Sipas akuzës, ish-ministri i transporteve Lulzim Basha dhe  ish-vartësi i tij Andi Toma, kanë abuzuar me procedurat e tenderimit si dhe me përzgjedhjen e firmës fituese për ndërtimin e segmentit rrugor, Rrëshen-Kalimash.

 Po per te njëjtën çëshjte në hetim u përfshin dhe zëvendës ministri i transporteve Armand Teliti dhe drejtoresha e përgjithshme e rrugëve Lejla Saraçi , për të cilët prokuroria mbylli hetimet pa ngritur akuza.

Paralelisht me gjykatën e Lartë, në atë të shkallës së parë , pritet të zhvillohet dhe gjykimi i padisë që ministri i jashtëm Lulzim Basha , ka bërë për shpallje e pavlefshmërisë së akteve të nxjerra nga prokurori i përgjithshëm, më konkretisht mbi fletë thirrjen e tij në prokurori në datën 24 nëntor.

Në cilësinë e të pandehurit si dhe njoftimin e akuzës nëpërmjet  postës elektronike tre ditë më pas. Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari , pas rrëzimit të kërkesës se prokurorisë së përgjithshme për përjashtimin e saj nga objekt gjykimi./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani